مَـتَى قَلْبُ الشَّجِي الْمُضْنَى لِمَغْنَاكُمْ يَعُودْ
Kur do të kthehet zemra e të pikëlluarit të sfilitur në banesën tuaj?
Sq
مَـتَى قَلْبُ الشَّجِي الْمُضْنَى لِمَغْنَاكُمْ يَعُودْ
وَشَـمْسُ الحَضْـرَةِ الْحَسْنَا تُوَافِي بِالشُّهُودْ
Kur do të kthehet zemra e të përmalluarit të tretur në vendbanimin tuaj?
Dhe dielli i Pranisë së bukur të shfaqet me dëshminë e Tij?
كَـوَوْا فـِي جَمْـرَةِ الْحُـبِّ فُؤَادَ الْمُسْتَهَامْ
وَخَطْـبِي فِيهِـمُ خَطْـبِي وَقَـدْ شَـبَّ الْغَرَامْ
Me prushin e dashurisë e vulosën zemrën e të përhumburit
E gjendja ime mes tyre është brenga ime, ndërsa afshi u ndez.
وَدَمْعِـي وَالضَّنَا يُنْبِي عَنِ الْوَجْدِ الضِّرَامْ
وَفِيهِـمْ طَـابَ لِي سَلْبِي وَلَوْ طَالَ الصُّدُودْ
Lotët e mi dhe dobësia dëshmojnë për ekstazën flakëruese
Te ata m’u ëmbëlsua vetëmohimi, edhe nëse largësia zgjatet.
مَـتَى قَلْبُ الشَّجِي الْمُضْنَى لِمَغْنَاكُمْ يَعُودْ
وَشَـمْسُ الحَضْـرَةِ الْحَسْنَا تُوَافِي بِالشُّهُودْ
Kur do të kthehet zemra e të përmalluarit të tretur në vendbanimin tuaj?
Dhe dielli i Pranisë së bukur të shfaqet me dëshminë e Tij?
أَلَا يَـا حَـادِيَ الرَّكْبِ فَأَوْجِزْ لِي الطَّرِيقْ
وَسِـرْ بِـاللَّهِ فِـي قَلْبِي إِلَى أَعْلَى رَفِيقْ
O prijës i karvanit, ma shkurto rrugën mua
Dhe udhëto me Allahun në zemrën time drejt Shokut më të Lartë.
وَإِنْ وَافَـى سَـنَا الْحِـبِّ فَخَيِّـمْ بِالْعَقِيقْ
وَشَـفِّعْ بِـذَوِي الْقُـرْبِ عَسَـى حِبِّي يِجُودْ
Nëse shfaqet drita e të Dashurit, ngreje çadrën në Al-Akik
E kërko ndërmjetësim te të afërmit, mbase i Dashuri im tregohet bujar.
مَـتَى قَلْبُ الشَّجِي الْمُضْنَى لِمَغْنَاكُمْ يَعُودْ
وَشَـمْسُ الحَضْـرَةِ الْحَسْنَا تُوَافِي بِالشُّهُودْ
Kur do të kthehet zemra e të përmalluarit të tretur në vendbanimin tuaj?
Dhe dielli i Pranisë së bukur të shfaqet me dëshminë e Tij?
وَخُـذْ بِـالْمُغْرَمِ الصَّـبِّ لِأَعْتَـابِ الْكِـرَامْ
عَسَـى أَنْ يَرْحَمُـوا صَـبِّي دُمُوعاً بِانْسِجَامْ
Dërgoje të dashuruarin e përmalluar te pragjet e të hirshmëve
Mbase ata do të kenë mëshirë për lotët e mi që rrjedhin varg.
وَيَرْضَـوْنِي عَلَـى عَيْـبِي بِـذَيَّاكَ الْمَقَـامْ
وَيَجْلُـو وَصْـلُهُمْ كَرْبِي وَيَحْلُو لِي الْوُرُودْ
E të më pranojnë me gjithë tmetat e mia në atë gradë
E takimi me ta ta fshijë dëshpërimin, e t’më ëmbëlsohet arritja.
مَـتَى قَلْبُ الشَّجِي الْمُضْنَى لِمَغْنَاكُمْ يَعُودْ
وَشَـمْسُ الحَضْـرَةِ الْحَسْنَا تُوَافِي بِالشُّهُودْ
Kur do të kthehet zemra e të përmalluarit të tretur në vendbanimin tuaj?
Dhe dielli i Pranisë së bukur të shfaqet me dëshminë e Tij?
أَلَا يَـا جِيـرَةَ الشِّعْبِ صِلُوا هَذَا الْفَقِيرْ
وَرِقُّـوا وَارْحَمُـوا شَيْبِي فَهَا دَمْعِي غَزِيرْ
O fqinjë të luginës, lidhuni me këtë të varfër
Kini butësi e mëshirë për pleqërinë time, se lotët po më rrjedhin lumë.
وَغُضُّوا الطَّرْفَ عَنْ ذَنْبِي فَبِالْعَفْوِ الْكَبِيرْ
كَــثِيرٌ فَــازَ بِـالْقُرْبِ وَإِطْلَاقِ الْقُيُـودْ
Mbyllni sytë para gjynahut tim, se me faljen e madhe
Shumëkush fitoi afërsinë dhe lirimin nga vargonjtë.
مَـتَى قَلْبُ الشَّجِي الْمُضْنَى لِمَغْنَاكُمْ يَعُودْ
وَشَـمْسُ الحَضْـرَةِ الْحَسْنَا تُوَافِي بِالشُّهُودْ
Kur do të kthehet zemra e të përmalluarit të tretur në vendbanimin tuaj?
Dhe dielli i Pranisë së bukur të shfaqet me dëshminë e Tij?
صَـلَاةُ الْحِـبِّ لِلْحِـبِّ عَلَـى مَجْلَـى السَّـلَامْ
يُحْيِيـهِ بِهَـا رَبِّـي نَعِيمـاً فِـي الدَّوَامْ
Përshëndetja e të dashuruarit për të Dashurin mbi shfaqjen e paqes
Me të cilën Zoti im e ngjall atë në begati të amshueshme.
وَيَسْـرِي فَيْضُـهَا الْوَهْـبِي إِلَى الْآلِ الْكِرَامْ
وَ يُجْدِي شَاكِرُ الشُّرْبِ كَمَالاً فِي الْوُجُودْ
E rrjedhtë mirësia e saj e dhuruar te familja fisnike
Dhe ai që falënderon për pijen të fitojë përsosmërinë në ekzistencë.