Sq
الله الله الله الله سَيَّدِي الله
الله الله الله اَلْعَظِيْمُ الله
Allah Allah Allah Allah Zoti im Allah
Allah Allah Allah i Madhërishmi Allah
أَيَا مُرِيْدَ اللهُ نُعِيدْ لَكْ قَوْلِ اصْغَهْ
إِذَا تَفْهَمْ قَوْلِي بِهِ تَصِلْ لِلّهْ
O kërkues i Allahut, po të përsëris një fjalë, dëgjoje
Nëse e kupton fjalën time, përmes saj do të mbërrish tek Allahu
عَلَيْكَ يَا مُرِيدْ بِخَمْرَةِ التَّوْحِيدُه
وَإِنْ تَبْغِ الْمَزِيدْ فَالْغَيْرُ عَنْكَ انْسَهْ
Mbështetu o kërkues te vera e Njësimit
E nëse kërkon më shumë, atëherë harroje tjetrin përveç Tij
فَاذْكُرْ الاسْمَ الْأَعْظَمْ وَاطْوِ الْكَوْنَ تَغْنَمْ
وَخُضْ بَحْرَ الْقِدَمْ فَذَاكَ بَحْرُ الله
Përmend Emrin më të Madh dhe palose gjithësinë që të fitosh
Zhytu në detin e amshimit, sepse ai është deti i Allahut
وَخُضْ بَحْرَ الْأَنْوَارْ وَالْمَعْنَى وَالْأَسَرَارْ
وَافْنِ هَذِي الدِّيَارْ يَبْلُغْ قَلْبُكْ مُنَاهْ
Zhytu në detin e dritave, të kuptimeve dhe fshehtësive
Shuaje veten në këto vise, që zemra të arrijë qëllimin e saj
وَلْتَفْنَ في الْمَعْبُودْ تَذُوقْ مَعْنَى الشُّهُودُ
إِذْ لَيْسَ ذَا الْوُجُودْ إِلَّا مِنْ نُورِ الله
Shuhu në të Adhuruarin që të shijosh shijen e dëshmimit
Sepse kjo ekzistencë nuk është tjetër veçse nga drita e Allahut
الْمُلْكُ وَالْمَلَكُوتْ كَذَاكَ الْجَبَرُوتْ
فَكُلُهَا نُعُوتْ وَالذَّاتُ مُسَمَّاهُ
Mbretëria e dukshme, ajo e padukshme e po ashtu Madhështia
Të gjitha janë cilësi, ndërsa Vetë Qenia është i Emërtuari
فَغِبْ عَنِ الصِّفَاتْ وَافْنَ في ذَاتِ الذَّاتْ
هَذِي تَلَوُّنَاتْ مَصِيرُهَا لِلِهُ
Humb ndaj cilësive e fashitu në Veten e Vetvetes
Këto janë vetëm ngjyresa, fundi i të cilave kthehet tek Allahu
إِلَيْهِ الْمُنْتَهَى وَمِنْهُ الْمُبْتَدَا
وَالْآنَ قَدْ بَدَا وَالْكَوْنُ فِي حُلَاهْ
Tek Ai është fundi e prej Tij është fillimi
E tani Ai u shfaq, ndërsa gjithësia rrezaton në petkun e Tij
لَهُ الْكَوْنُ مِرْآتْ وَمَظْهَرُ الصِّفَاتْ
مُحَمَّدْ نُورُ الذَّاتْ عَلَيْهِ صَلَّى الله
Gjithësia për Të është pasqyrë dhe shfaqje e cilësive
Muhamedi është drita e Qenies, mbi të qoftë bekimi i Allahut
الْعَلَاوِيْ يَقُوْلْ قَوْلًا مِنْهُ مَقْبُولُ
تَهِيْمُ بِهِ الْعُقُولْ تَغِيبْ فِي ذَاتِ الله
Al-Alaviu thotë një fjalë që prej tij është e pranuar
Prej së cilës mendjet mahniten e humbin në Qenien e Allahut