فَيَا نَفَحَاتِ اللهِ يَا عَطَفَاتِهِ
O Divine Breaths of Allah, O His Affections
Sq
فَيَا نَفَحَاتِ اللهِ يَا عَطَفَاتِهِ
وَيَا جَذَبَاتِ الْحَقِّ جُودِي بِزَوْرَةِ
O flladet e Allahut, o dhembshuritë e Tij
O tërheqjet e së Vërtetës, bujarisht na vizitoni
وَيَا نَظَرَاتِ اللّهِ يَا لَحَظَاتِهِ
وَيَا نَسَمَاتِ اللُّطْفِ أُمِّى بِهَبَّةِ
O shikimet e Allahut, o vështrimet e Tij
O puhizat e butësisë, m’u drejtoni me një frymë
وَيَا غَارَةَ الرَّحْمَانِ جُدِّىْ بِسُرْعَةِ
إِلَيْنَا وَحُلِّى عَقْدَ كُلِّ مُلِمَّةِ
O ndihmë e të Gjithëmëshirshmit, nxito me shpejtësi
Tek ne, dhe zgjidhe nyjën e çdo fatkeqësie
وَيَا رَحْمَةَ الرَّبِّ الرَّحِيْمِ تَوَجَّهِىْ
وَأَحْيِىْ بِرُوْحِ الفَضْلِ كُلَّ رَمِيْمَةِ
O mëshirë e Zotit Mëshirues, drejtohu nga ne
Dhe ngjall me shpirtin e mirësisë çdo gjë të fishkur
وَيَاكُلَّ أَبْوَابِ الْقَبُولِ تَفَتَّحِىْ
فَإِنَّ مَطَايَا الْقَصْدِ نَحْوَكَ أَمَّتِ
O të gjitha dyert e pranimit, hapuni
Sepse mjetet e qëllimit drejt jush janë nisur
وَيَاسُحُبَ الْجُوْدِ الْإِلَهِيِّ أَمْطِرِىْ
فَإِنَّ أَكُفَّ الْمَحْلِ تِلْقَاكِ مُدَّتِ
O retë e bujarisë hyjnore, lëshoni shiun
Sepse pëllëmbët e thatësirës drejt jush janë shtrirë
بِحُرْمَةِ هَادِيْنَا وَمُحْيِيْ قُلُوْبِنَا
وَمُرْشِدِنَا نَهْجَ الطَّرِيْقِ الْقَوِيْمَةِ
Për hir të udhërrëfyesit tonë e ngjallësit të zemrave
Dhe udhëzuesit tonë në shtegun e rrugës së drejtë
دَعَانَا إِلَى حَقٍّ بِحَقٍّ مُنَزَّلٍ
عَلَيْهِ مِنَ الرَّحْمَانِ أَفْضَلَ دَعْوَةِ
Na ftoi në të Vërtetën me të vërtetën e shpallur
Mbi të nga i Gjithëmëshirshmi, me thirrjen më të mirë
أَجَبْنَا قَبِلْنَا مُذْعِنِيْنَ لِأَمْرِهِ
سَمِعْنَا أَطَعْنَا عَنْ هُدىً وَبَصِيْرَةِ
U përgjigjëm e pranuam, të bindur ndaj urdhrit të tij
Dëgjuam e u bindëm me udhëzim e largpamësi
فَيَارَبِّ ثَبِّتْنَا عَلَى الْحَقِّ وَالْهُدَى
وَيَارَبِّ اِقْبِضْنَا عَلَى خَيْرِ مِلَّةِ
O Zot, na përforco në të Vërtetën dhe udhëzimin
O Zot, na i merr shpirtrat në fenë më të mirë
وَعُمَّ أُصُوْلاً وَالْفُرُوْعَ بِرَحْمَةٍ
وَأَهْلاً وَأَصْحَاباً وَكُلَّ قَرَابَةِ
Përfshiji me mëshirë të parët dhe pasardhësit
Familjen, shokët dhe të gjithë farefisin
وَسَائِرِ أَهْلِ الدِّيْنِ مِنْ كُلِّ مُسْلِمٍ
أَقَامَ لَكَ التَّوْحِيْدَ مِنْ غَيْرِ رِيْبَةِ
Dhe gjithë njerëzit e fesë nga çdo musliman
Që dëshmoi për Ty Njëshmërinë pa asnjë dyshim
وَصَلِّ وَسَلِّمْ دَائِمَ الدَّهْرِ سَرْمَداً
عَلَى خَيْرِ مَبْعُوْثٍ إِلَى خَيْرِ أُمَّةِ
Dërgo salavate e selam përherë e në amshim
Mbi më të mirin e dërguar tek umeti më i mirë
مُحَمَّدٍ الْمَخْصُوْصِ مِنْكَ بِفَضْلِكَ
الْعَظِيْمِ وَإِنْزَالِ الْكِتَابِ وَحِكْمَةِ
Muhamedin, të cilin e veçove me mirësinë Tënde
Të madhe, me shpalljen e Librit dhe me urtësinë