هَذَا الْمَقَامُ الَّذِي لَاذَتْ بِهِ الْأُمَمُ
Ky është vendi ku kombet kërkuan strehë.
Sq
هَذَا الْمَقَامُ الَّذِي لَاذَتْ بِهِ الْأُمَمُ
وَأَذْعَنَتْ لِعُلَاهُ الْعُرْبُ وَالْعَجَمُ
Ky është rangu ku gjetën strehë të gjitha kombet
e para lartësisë së tij u përulën arabë e jo-arabë
هَذَا مَقَامُ رَسُولِ اللَّهْ أَكْرَمُ مَنْ
جَاءَتْهُ مِنْ رَبِّهِ الْأَحْكَامُ وَالْحِكَمُ
Ky është maqami i të Dërguarit të Allahut, më fisniku i atyre
që morën nga Zoti i tyre ligjet dhe urtësitë
هَذَا مُحَمَّدُ الْهَادِي الَّذِي مُحِيَتْ
عَنَّا بِنُورِ هُدَاهُ الْظُّلْمُ وَ الْظُّلَمُ
Ky është Muhamedi, Udhërrëfyesi, përmes të cilit u fshinë
prej nesh, me dritën e udhëzimit të tij, tiranitë dhe errësirat
هَذَا الَّذِي قَدْ سَمَا فَوْقَ الْسَّمَا
إِلَى مَقَامِ عِزٍّ تَنَاهَتْ دُونَهُ الْأُمَمُ
Ky është ai që u lartësua përmbi qiejt
drejt një pozite lavdie që kombet s'mundën ta tejkalojnë
يَا سَيِّدِي يَا رَسُولَ اللَّهْ يَا أَمَلِي
يَا مَنْ أَلُوذُ بِهِ إِنْ زَلَّتِ الْقَدَمُ
O zotëria im, o i Dërguari i Allahut, o shpresa ime
o ti ku kërkoj mbrojtje nëse këmba më rrëshqet
بِكَ اهْتَدَيْتُ إِلَى الْإِيمَانِ فَاتَّصَلَتْ
بِذَاكَ عِنْدِي مِنْ أَفْضَالِكَ الْنِّعَمُ
Përmes teje u udhëzova në besim, e kështu u pasuan
tek unë mirësitë prej dhuntive të tua
صَلَّى عَلَيْكَ إِلَهُ الْخَلْقِ مَا سَجَعَتْ
وَرْقٌ وَمَا هَطَلَتْ مِنْ سُحْبِهَا دِيَمُ
Bekimet e Krijuesit qofshin mbi ty, sa herë që gugon
pëllumbesha e sa herë që retë lëshojnë shira të pandalshëm