لِغَيْرِ جَمَالِكُمْ نَظَرِي حَرَامُ
Për tjetër veç bukurisë suaj, vështrimi im është i ndaluar.
Sq
لِغَيْرِ جَمَالِكُمْ نَظَرِي حَرَامُ
وَغَيْرُ كَلَامُكُمْ عِنْدِي كِلَامُ
Përveç bukurisë suaj, shikimi im është i ndaluar
dhe çdo fjalë tjetër përveç tuajës për mua s’është fjalë.
وَعُمْرُ الْنَّسْرِ مِنْكُمْ بَعْضُ يَوْمٍ
وَسَاعَةُ غَيْرِكُمْ عَامٌ فَعَامُ
Jetëgjatësia e shqiponjës me ju është veç një copë dite
kurse një orë pa ju duket si vit pas viti.
وَصَبْرِي عَنْكُمُ شَيْءٌ مُحَالٌ
وَمَا لِي قَاتِلٌ إِلَّا الْفِطَامُ
Durimi larg jush është diçka e pamundur
dhe vrasës tjetër s’kam, përveç ndarjes prej jush.
إِذَا عَايَنْتُكُمْ زَالَتْ هُمُومِيْ
وَإِنْ غِبْتُمْ دَنَا مِنِّيْ الْحِمَامُ
Kur ju vështroj, brengat e mia fashiten
e nëse mungoni, vdekja më afrohet.
أَوَدُّ بِأَنْ أَكُونَ لَكُمْ جَلِيسًا
وَتُنْصَبَ لِي بِرَبْعِكُمُ خِيَامُ
Dëshiroj të jem bashkëbiseduesi juaj
dhe në lagjen tuaj të më ngrihen tendat.
فَدَاوُوا بِالْوِصَالِ مَرِيضَ هَجْرٍ
يَهِيمُ بِكُمْ إِذَا سَجَعَ الْحَمَامُ
Shërojeni me bashkim të sëmurin nga braktisja
që tretet pas jush kur pëllumbat nisin e gugasin.
حَدِيثُ غَرَامِهِ فِيكُمْ قَدِيمٌ
وَمَلْبَسُهُ مِنَ الْحُبِّ الْسِّقَامُ
Rrëfimi i pasionit të tij për ju është i moçëm
dhe veshja që mbart prej dashurie është lëngata.
فَأَنْتُمْ فِي الْأُصُولِ أَجَلُّ أَصْلٍ
إِذَا شِئْتُمْ تَحَصَّلَ لِي الْمَرَامُ
Ju jeni ndër zanafillat origjina më e lartë
nëse ju dëshironi, çdo synim imi arrihet.
بِكُمْ صَعْبُ الْأُمُورِ يَعُودُ سَهْلًا
فَبِالْإِحْسَانِ جُودُوا يَا كِرَامُ
Me ju punët e vështira kthehen në të lehta
ndaj me mirësi tregohuni bujarë, o fisnikë.
وَلَيْسَ سِوَاكُمُ لِلْجُودِ أَهْلًا
فَكَيْفَ نَزِيلُ سُوحِكُمُ يُضَامُ
Nuk ka tjetër kush meriton bujarinë përveç jush
si mundet që mysafiri i oborrit tuaj të nëpërkëmbet?